Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam shpalli dje kontribuesit më të mirë për vitin 2011 në fushën e shkencës dhe kulturës islame, në fushën e artit pamor dhe atij letrar për moshat e reja. Studimi më i mirë u shpall Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912-1967) i autorit Ali Basha. Për të njëjtën kategori, me çmim të dytë u vlerësua studimi Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës (1878-1912) me autor Nuredin Ahmeti. U dhanë dhe dy çmime të treta për librat: Kronologjia shqiptare dhe kalendarët arabo-osmanë i studiuesit Ibrahim Gashi dhe Institucionet islame të Shkodrës i autorëve Smajl Bala dhe Blendi Alushi.


Çmimi AIITC në fushën e artit pamor me tematikë Peizazhi në penelat e piktorëve shqiptarë, vlerësuan Ervis Kosovën dhe Vullnet Alushajn. Për krijimin më të bukur letrar për moshat e reja, fituese u shpall Elona Skeja dhe Valbona Hyka. Çmimi AIITC, i organizuar prej vitesh nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam gëzon mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ka në fokus krijimtarinë e vitit që lëmë pas.