Sadedin Mezuraj


1.Konkurenca, konflikti politik dhe kompromisi


Ishte në fillimin e mandatit të tij qeverisës kur  Kryeministri Rama , në përballjen  me opozitën  e tulatur nga një milion shuplakat, nga foltorja e Parlamentit lëshoi frazën e bërë tashmë legjendare prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma!


Analistët mediatikë,atë deklaratëatëbotë e deskriptuan si  shprehje të arrogancës  kryeministrore në sjelljen me opozitën, duke neglizhuar qëllimishtsemantikën e vendosmërisë dhe suprizës nëkursin e reformave të paralajmëruara gjatë  qeverisjes Rama.


Nuk vonoi shumë dhe nëvjeshtën  e vitit 2013, kur filluan manifestimet popullore në Tiranë kundër pranimit të lëndeve kimike nga Siria  e kur shumëkush kishte vënë bast për  kokfortësinë e Kryeminstrit për të mos u tërhequr, opinion gjërë u befasua dhe  njëherazi u ndje i lehtësuar , kur zoti  Rama deklaroi  refuzimin e ofertës.


Së fundmi, pas tremuajve të aksionit opozitar në Cadrën e Lirisë,të ngarkuar me retorikë agresive dhe kërkesa ultimative, kur ndërmjetsuesit  ndërkombëtarëve kishin  dështuar në përpjekjet për ngjizjen e një marrëveshjeje  dhe kur  opozita dukej e pakthyeshme në qëndrimin  e saj kokfortë  jashtësistemit, deklarimi para kamerave në pasmesnatën e datës 17 maj nga Rama, se kishte gjetur dakortësinë me liderin e opozitës Basha, ishte  suprizues dhe i befasishëm për të gjithë. Kur shpresa  pothuaj ishte shuar, si me magji gjithëçka  ishte sheshuar dhe ngërçi ishte zgjidhur.


Ndryshe nga reagimi stigmatizues i një pjesë të opinionbërësve,të mësuar me modelin e kultivuar nga Berisha sipas të cilit, çdo tërheqje nga një   vendim apo pozicion i shpallur,  është koritje dhe  paburrëri, në sytë e opinionit të gjërë publik, qëndrimi kryeministrit Rama  ishte suprizues dhe një befasi  e mirëpritur.


Ra kjo çadër dhe bashkë me të ra dhe tensioni  dhe kërcënimet e paqes soiale që aviteshin  në horizontin e pritshmërive të yshtësve të ngërçit politik. Edhe pse Çadra nuk prodhoi atë mbështetje mbarëpopullore të pritshme prej strategëve të saj, edhe pse qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë vazhduan jetën e tyre normale, mbyllja e saj dhe arritja e akordit mes PS dhe PD, duket se çliroi shoqërinë nga  makthi gërryes dhe pasiguritë për të nesërmen.


Bashkë me rënien e tensionit politik dhe qetsimin  situatës parazgjedhore, arritja e Marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës dhe deklarimi prej tyre i dakortësisë për një bashkëpunim përtej 25 qershorit, shkaktoi jo pak shtangie, habi, skepticizëm dhe  hutim.


Militantët fanatikë në të dy krahët dhe skifterët e ushqyer prej vitesh me konflikt, trufullojnë. Ndjekësit e teorive konspirative shikojnë tek marrëveshja një komplot.Parimorët duken të brengosur ndërsa pragmatistët, marrëveshjen e  vlerësojnë si një element të sjelljes  mes forcave politike në një mjedis demokratik.


Në  këto njëzet e shtatë vjet tranzicioni, të mbushur me kaq shumë tensione politike,përplasje, konflikte, kriza  dhe ngërçe, ku edhe një shtërngim duarsh midis liderëve të kampeve kundërshtare, përbën një ngjarje të rrallë si kometa Hallej,arritja e një akordi   mazhorancë-opozitë duket  si diçka  jonormalepër mjedisin tonë kulturor të dominuar nga kultura e të fortit dhe konfliktit permanent.


Demokracia si sistem politik, vitalitetin e saj e bazon tek aftësia për vetëkorigjim,tek zhvillimipërmes konkurencës së lirë të alternativave dhe menaxhimi i konflikteve politike që mund të lindin, duke i kthyer ato, nga burim risqesh për shoqërinë, në premisa të zhvillimit dhe stabilitetit politik.Nëse konflikti politik dhe përplasjet sfiduese të rendit kushtetues mbartin destabilitet dhe pasoja të paparashikushme për shoqërinë, menaxhimi konflikteve përmes negocimit dhe kompromiseve,  në respekt të rregullave të lojës, siguron një mjedis të sigurt, rrit besimin mes forcave politike konkuruese dhe i shtyn ato drejt një hullie ku lufta  asgjësuese i lë  vendin lojës demokratike të konkurencës së alternativave programore.


Demokracia është proçedurë.Sikurse është edhe kulturë.Është kulturë, në kuptimin jo vetëm të etikës së  komunikimit, të respektimit të Tjetrit, të bashkëjetesës në diversitet, por edhe në sensin e kapaciteteve për të dialoguar, për të gjetur pika bashkëpunimi  dhe arritur kompromise, edhe atje ku kundërshtitë duken të papajtueshme .


Në literaturën politike trajtohen gjerësisht çështja e menaxhimit  të  konflikteve  politike në të ashqtuquajturat shoqëri të pasluftës, të cilat futen në rrugën e normalizimit përmes konflikteve të thella etnike, rracore ose religjioze.Ne si shoqëri, fatmirësisht, nuk kemi konflikte etnike apo religjioze. Por sikurse nënvizoi zoti  Rama në një nga komentet e tij për Marrëveshjen, lufta politike konfliktuale na ka çuar në një situatë të vajtueshme, ku duket sikur kemi jo dy forca politike konkuruese të një vendi , por dy forca që përfaqsojnë  kombe të ndryshme në  luftë me  njeri tjetrin! E hidhur por e vërtetë!


Fatkeqsisht,në  historinë  e tranzicionit tonë postkomunist, logjika e   konkurencës mes  forcave politike kundërshtare ka degjeneruar  në një kacafytje dhe luftë të egër, duke prodhuar në mënyrë ciklike drama, përplasje, tensione dhe  konflikte të ashpra politike, saqë si popull, duket sikur fatalisht  jemi bërë ilustrim i mitit të Sizifit në udhëtimin tonë të vështirë  në  të përpjetën e demokracisë.


Kjo luftë e paprinciptë,me kaq shumë mosmarrëveshje,bojkote,stërkëmbsha, dredhi dhe  përçarje, ka prodhuar kosto sociale, kokëçarje jo të vogla për shoqërinë, pengesa dhe vonesa në demokratizimin e vëndit dhe integrimin europian. Logjika e përjashtimit kategorikal të Tjetrit, psikologjia  e luftës në llogore dhe mentaliteti i zero sum game, prej vitesh e ka parë konfliktin si kale beteje për eleminimin e kundërshtarit,duke përjashtuar mundësinë  e ndërveprimit mes aktorëve politikë në interest ë objektivave madhore të integrimit europian të vëndit.


Në dallim nga logjika konfliktuale përjashtuese, logjika bashkëpunuese kundërshtarët nuk i shikon si armiq, por konkurentë të cilët në garën për pushtet, shpalosin identitetin programor dhe ku diferencat nuk presupozojnë vetëm përjashtimin por edhe bashkëpunimin, konsesusin dhe kompromisin, si element të politikës moderne  pragmatike.


2. Republika e Re, retorika dhe realiteti.


Gjatë protestës tre mujore në Çadër,një nga risitë e diskursit politik të liderit të opozitës ishte ideja e Republikës së Re.Edhe pse termi Republika e Re u bë refreni i fjalimeve të përditshme në aksionin maratonë të opozitës, edhe pse ajo u konsiderua si shpresa dhe ëndrra e gjithsecilit nga ne,domethënia,përmbajtja dhe dimensionet e këtij koncepti mbeten të mjegulluara për qytetarin e thjeshtë. Analistë dhe opinionistë e konsideruan më tepër si retorikë populiste dhe slogan elektoral, sesa promovimin e një qasje të re dhe vizioni të ri për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Republikës në kontekstin e sistemit demokratik në Shqipëri.


Nga analiza e diskursit të Bashës në Çadër, por edhe tashmë në fillimin  e fushtës elektorale me sloganin e Republikës së re,ajo që bie  në sy është fakti se promovimi i këtij koncepti (Republika e Re) më shumë sesa  një ftesë për  rimendimin  dhe   dhe rikonceptimin e mënyrës së organizimit të sistemit  shtetëror, i referohet cilësive të qeverisjes, atij koncepti i cili në literaturën politike njihet si good governance.


Republika,që nga koncepti Platonit në anikitetin grek e deri në kohët moderne,përtej formave të shfaqjes së saj, i referohet formës së regjimit dhe qeverisjejes, kurse qeverisja e mire i referohet treguesve, cilësive dhe parametrave të mënyrës së qeverisjes në sistemin demokratik.


Në fushën e kërkimit shkencor dhe literaturën politike,koncepti qeverisjes së mirë është elaburuar dhe  prezantuar nga  këndvështrime, kontekste  dhe dimensione të ndryshme. Përgjithësisht, koncepti qeverisjes së mirë analizohet nën prizmin e raporteve të:


-qeverisë me tregjet


-qeverisë me qytetarët


-qeverisë me sektorin privat ose vullnetar


– zyrtarëve të zgjedhur dhe zyrtarëve të emruar


– qeverisë dhe shoqërisë civile.


E thënë më përmbledhtaz, termi qeverisje e mirënënkupton  arritjen e standarteve demokratike  në sektorin shtetëror,në sektorin privat dhe sektorin e shoqërisë civile. Përtej konteksteve të ndryshme, qasjeve dhe nevojave të cilat variojnë nga një vend në tjetrin, agjensitë ndërkombëtare si FMN, OKB apo BB, kanë përpunuar setin e standarteve dhe treguesve të qeverisjes së mirë. Sipas konceptit të përpunuar nga Kombet e Bashkuara, qeverisja e mirë bazohet në tetë standarte, sikurse janë: orientimi nga konsesusi, pjesmarrja, sundimi ligjit, efektiviteti dhe eficienca, përgjegjshmëria në vendimarrje, transparenca, përgjejgjësia , barazia dhe përfshirja.Kuptohet se për të patur një qeverisje të mirë, nuk mjafton shpallja e këtyre standarteve por implementimi i tyre në praktikë, përmbushja e tyre përmes reformave të kuadrit ligjor, institucional dhe promovimit të praktikave të mira të qeverisjes dhe pjesmarrjes së qytetarëve në vendimarrje.


Një element thelbësor i qeverisjes së mirë padyshim që mbetet roli partive në funksionimin e sistemit demokratik.Normimi dhe funksionimi demokracisë së brëndshme të partive politike,formësimi dhe qarkullimi elitave politike, modeli sistemit elektoral, mënyra e financimit të partive, raporti tyre me administratën shtetërore etj, janë faktorë të rëndësishëm në ngjizjen e kulturës demokratike të shoqërisë dhe premisa për një qeverisje të mire.


Kur krahasohet kjo qasje rreth konceptit qeverisje e mirë me diskursin e kreut të opozitës, evidentohet se koncepti për Republikën e re,më së shumti i referohet propozimeve dhe premtimeve elektorale të PD-së  për një qeverisje pa krim, korrupsion, kanabis sesa rithemelimit të domokracisë së vërtetë, përkundër demokracisë hibride të cilësuar prej tij si  një republikë e vjetër, një teatër me kuklla, maska dhe fasada dhe një komplot për të vjedhur shqiptarët. Përkundër Republikës së Vjetër,në diskursine  tij z.Basha shpalos një vizion për një qeverisje të re, duke u fokusuar tek politika e taksave, pagat, pensionet,biznesi, bujqësia, punësimi, mirëqënia etj.


Referenca e republikës së re, si promovim i  qasjes për mënyrën e funksionimit të sistemit demokratik do të kërkonte një artikulim të qartë për nevojën e reformimit të korrnizës kushtetuese, të kontrollit dhe balancës ndërmjet katër pushteteve: legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit dhe medias, të mënyrës së zgjedhjes së presidentit të republikës dhe kompetencave të tij, të nevojës për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe mënyrës së menaxhimit të proçesit zgjedhor, të  statusit , mënyrës së financimit dhe funksionimit të partive politike, të cështjeve të krijimit të një administrate shtetërore, policie dhe diplomacie të qëndrushme,përballë rrotacioneve politike, të autonomisë dhe kompetencave të qeverisjes vendore, në kushtet e jetërsimit të reformës administrative, të adresimit të çështeve të pjesmarrjes së qytetarëve në qeverisje jo vetëm përmes përfaqsimit por edhe drejtpërsëdrejti etj etj.


E parë në këtë këndvështrimRepublika e remë tepër vjen si një slogan përmes të cilit kreu opozitës premton  një qeverisje të mirë. E parë  nga perspektiva e bashkëpunimit që paralajmëron Marrëveshja Rama-Basha për reformën zgjedhore dhe kushtetuese dhe, nëse të dy palët do të dëshmojnë  vullnet të mirë dhe anagazhim,krijesa konceptuale e lindur në Çadër,përmban edhe farat për rithemelimin e një Republike të re,  me rregulla të reja loje në fazën e re tëhapjes së negociatave të anatarësimit të vëndit në BE.


Një nga çështjet më të ndjeshme të opinionit dhe interest publik mbetet adresimi korrupsionit, i cili gërryen  themelet e shtetit dhe shoqërisë.Pastrimi i elitës politike nga të korruptuarit dhe krijimi institucioeneve të shëndosha në shërbim të qytetarit, lidhet mbi të gjitha me sundimin e ligjit, me shtetin ligjor si thelbi reformës në drejtësi.


Ndërsa kreu mazhorancës Vetingun dhe reformën në drejtësi i ka kthyer në kalë të betejës elektorale, kreu  opozitës, çuditërisht, në diskursin e tij për Republikën e re, i referohet mjaft rrallë  Vetingut dhe nevojës urgjente të implementimit të reformës në Drejtësi.Nuk mund të ketë Republikë të re apo qeverisje të mirë pa adresimin e fenomenit të korrupsionit dhe instrumentave  që mundësojnë  luftimin e tij, ku krijimi i një sistemi gjyqësor efikas, jashtë instrumentalizimit dhe tutelës politike, mbetet factor thelbësor dhe nevojë urgjente. Sigurisht që Vetingu nuk është shkopi magjik përmes të cilit do mundësohen të gjitha mrekullitë.Por zbatimi reformës në drejtësi është pikënisje për pastrimin e haureve të Avgisë në Pallatin e Drejtësisë dhe vetë politikës si dhe një premisë në rrugën e vështirë të funksionimit të  shtetit ligjor.


3.Marrëveshja-paqe epërkohëshme apo akord afatgjatë?


Marrëveshjeje e arritur,ndonëse  e rrethuar me  mister,e perceptuar si konspiraci dhe e kqyrur nga media si ajsberg, me  pjesën e saj të dukshme jep sinjalet  për  një paqe të  përkohshme dhe ulje armësh mes opozitës dhe pozitës në startin e fushtës elektorale.


Akordi arritur paralajmëron një paqe relative, por fillimi i fushatës elektorale,si përballje  e ashpër për qeverisjen e ardhshme, nuk mundëson një muaj mjalti mes dy forcave politike .Në deklarimet e para të Ramës dhe Bashës, fill pas miratimit në Parlament  të paketës ligjore dhe  Vetingut, retorika e ashpër  u rigjallërua. Rama deklaroi se PD përbën një rrezik për vendin kurse Basha miratimin e paketës së ligjeve të prodhuar nga Marrëveshja e cilësoi si fillimin e fundit të kohës së maskarenjve!


Padyshim, në fushatën elektorale,retorika  do të ashpërsohet me tej, si karburant për makinën elektorale dhe ushqim  për mobilizimin e elektoratit në  arritjen e objektivave të secilës  forcë politike.


A eshte kjo marrëveshje një paqe e përkohshme apo ajo mbart edhe farat e një bashkëpunimi afatgjatë, përmes instalimit të dialogut institucional pozitë-opozitë, për arritjen e konsesusit për reformat e paralajmëruara e deri në cakun më të largët të saj, pra edhe të një bashkëqeverisje të ardhshme, nën presionin e numrave të mandateve të fituara dhe pikëtakimeve madhore programore (integrimi europian, reforma kushtetuese dhe zgjedhore, politika e jashtme, çështja kombëtare etj) ?


Politika e kokave të nxehta, e ushqyer me kulturën moniste të asgjësimit të kundërshtarit, më se njëherë e ka çuar konfliktin në zgrip dhe vendin në pragun e luftës civile.Ndoshta ka ardhur momenti që në kushtet e reja,kur diferencat ideologjike mes të majtës dhe të djathtës janë ngushtuar, politikanët tanë të jenë vetëdijësuar për kohën e humbur  në beteja të paprincipta të cilat kanë prodhuar pengesa dhe vonesa në arritjen e objektivit të gjithëdëshiruar të integrimit europian.


Në këtë kontekst, Marrëveshja RamaBasha,sidoqë paralajmëron vetëm dialog dhe bashkëpunim për realizimin e reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore pas 25 qershorit, nuk është çudi të prodhojë edhe një Mukje moderne, një bashkëqeverisje PS-PD, pra qeverinë e koalicionit të madh për përshpejtimin dhe përmbylljen e negociatave të integrimit europian të vendit.


Kur mendon hendekun e thellë në vite mes PS-së dhe PD-së,konfliktet e egra,tonelatat e akuzave të hedhura mbi njera tjetrën,krijimi i një qeverie koalicioni mes tyre duket i paimagjinueshëm. Por pjesmarrja e PD-së  me disa ministra teknikë në Qevrinë Rama,duket si një provë në skenë para shfaqjes finale dhe vjen si shenjë e kalimit të  Rubikonit prej saj.


Më tej,gjithçka mund të ndodhë.Ndoshta ende skemi parë gjë akoma.


Nën presionin e arithmetikës së rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe nevojës për realizimin e reformave të paralajmëruara, mund të kemi fillimin e një etape të re, futjen në stinën e aplikimit të logjikës diferenciale, ku kundërshtitë mbeten ndërsa konflikti tejkalohet, ku kundërshtarët kthehen në bashkëpunëtorë,duke kërkuar pikat përbashkuese brënda   identiteteve  të tyre dalluese.


Por sidoqë të rrjedhin ngjarjet, Marrëveshja e arritur ka relaksuar skenën e tensionuar politike, ka hedhur ujë në barutin e betejës elektorale,duke krijuar premisat për një fillim të ri të lojës politike, ku konkurenca nuk e përjashton dialogun dhe ku, në vend të valles me  vringëllima  të shpatave si në ndeshjen epike të Mujit me Halilin, të kemi një tango më të qetëtë dy të mëdhenjve në skenën politike, në fazën përmbyllëse  të një tranzicioni të gjatë dhe rraskapitës.


1 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)