Projekt për të përmirësuar kushtet mjedisore. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) synon rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit për mjedisin në nivel vendor, përmes programit ku pjesëmarrëse do të jetë shoqëria civile. “Në kuadër të programit “Projekte Mjedisore me Nisma Vendore”- Fondi Special Holandez 2", REC në Shqipëri, fton të gjithë të interesuarit, që të paraqesin projekt-propozimet e tyre për përftimin e këtyre projekteve brenda datë 19 qershor”, sqarojnë drejtuesit e REC. Sipas tyre, objektivat kryesore të programit janë përmirësimi i planifikimit për mjedisin në nivel vendor, përmirësimi dhe rehabilitimi i kushteve mjedisore dhe jetesës për komunitetet vendore. Gjithashtu, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm të interesuar në fushën e mjedisit mbetet prioritet. Programi që përfshin zhvillimin e kapaciteteve dhe metodologjisë përfundon në dhjetor 2010.