Drejtoria e policise së Tiranës do të ketë tashme RENEA-n e saj, që do të ndërhyjë në ngjarjet e rënda që mund të ndodhin në territorin e saj.

Elementet e përzgjedhur, për të përballur zgjidhjen e ketyre situatave, jane trajnuar ne repartin RENEA, qe konsiderohet elita e policise shqiptare. Ministri i Brendshem Basha e cileson kete si nje strukture tjeter qe mund te arrije nivele te larta.

“Bashke me rezolutën e operacionit te tyre është kthyer në një legjende urbane të duatrokitur nga qytetarët. Ajo qe kemi parë sot eshte transferimi i dijeve te ketij reparti elite ne nje repart të sapokrijuar”, u shpreh Basha.

Ministri i Brendshem ka deklaruar se gjendja e kriminalitetit ne vend eshte ne kontroll dhe ka ironizuar qendrimin e opozites.

“Strukturat e Policisë se Shtetit kane treguar se jane ngritur nen nivelin e policive evropiane. Ftoj ata qe mundohen t’i ofrojne shqiptareve xhama te zinj per te pare kete realitet, te heqin dore” , u shpreh Basha.

Brenda 24 oresh ne disa qytete te vendit u shenuan krime te renda perfshi edhe nje grua e cila pak ore para vrasjes i ishte drejtuar policise per ndihme, ndaj burrit te saj agresiv.