Hip se të vrava, zbrit se të vrava. Ky është postulati me të cilin mund të shpjegohen komentet e ndryshme dhe kundër në lidhje me aksionin rrufe të policisë së shtetit për kapjen në kohë rekord të autorëve të grabitjes së parave të bankës së nivelit të dytë.


Mes shumë atyre që u entuziazmuan dhe falënderuan policinë e shtetit për zbardhjen e shpejtë të grabitjes së parave të bankës dhe arrestimin e bandës së grabitësve, ka nga ata që shohin pas kësaj një skenar të menduar të policisë.


Një komentues nuk e ka fshehur mendimin dhe ia ka përcjellë Ramës në një koment në faqen në facebokk të Kryeministrit. Skenarin e paskeni bere fix si per Shqipri rralle here ndodh te vidhen aq para dhe te zbardhet kaq shpejt­ shkruan komentuesi.


Kryeministri nuk ka përtuar ti përvishet me një përgjigje. Ja dhe tjetri, skenari fix si ne Shqiperi thotë. Dhe pastaj qante hallin dikush cdo thote Shqupi, ja ku e ke, mendja ne gjume e gjuha ne pune­ shkruan Rama.