PUKE-Pasi gjarpëron në një rrugë panoramike në mes pyjeve të Pishës, nën flladet verore të bjeshkëve qyteti i Pukës i shtrire në mesin e Kurores së gjelbër duket se të uron: Mirëserdhe!.

“Një qytet i vogël me bujari e mikpritje të madhe”, kështu e cilësojnë turistët që vizitojnë për herë të parë Pukën! Mund të marresh udhën dhe pa shkuar larg mund të njihesh pika të tëra turistike që i kthejne në të vecanta ditet e qëndrimit në këtë zonë. Bukuritë natyrore të kësaj treve janë befasuese, po kaq interesante është dhe jeta e malsorve që jetojnë në këto ane, ku tradita kulturore dhe njësitë shpirtërore e materiale janë trashëguar brez pas brezi.

Natyra e rrallë magjepse e Pukës, ka krijuar mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor, duke e kthyer këtë zonë në mesin e Veriut të Shqipërise në një ofertë turistike të kënaqshme, larg zhurmave të qyteteve të mëdha, larg smogut e ndotjes akustike. Natyra duket se është treguar shume bujare me këtë zonë duke i falur mjedise natyrale për t’u admiruar me male, lëndina e livadhe të panumerta. Gjithashtu bimët e shumllojshme medicionale dhe frutat e egra, janë resurse që natyra i ka dhuruar kësaj krahine duke i kthyer hapësirat e gjelbërta të Pukës në një Amfiteater gjigant, joshës e natyral me plot surpriza, për turistet që vlersojnë resurset e kësaj zone.

Puka si një vend i paeksploruar shumë, nga turistet vendas dhe të huaj është një ndër zonat ku natyra të ofron pamje të mahnitshme,të virgjera e të pastra në një siperfaqe totatle 1250 km2. Klima malore e Pukës, Bjeshkët e saj me pyjet që brenda duket se mbajn historin janë dhurata që natyra i ka bërë kësaj zone në mënyre që njeriu ti përdorë.

Pushimet një ditore në kapingje të improvizuara vetjake janë një tjeter mundësi që rrethi i Pukës ofron kryesisht për turistët e huaj.

Puka tashmë nihet si natyra e qeteë e Veriut shqiptar ku të vetmet “zhurma” që prishin qetësin janë cicerimat e zogjve dhe puhizat e lehta të flladit që përcjellin bjëshket të miksuara me aromen e luleve të luginave.
Puka ofron jo vetem ajrin e pastër, freskin e Bjeshkëve dhe drurët hije rëndë në malet e saj. Ndërthurja në mesin e këtyre elementeve me ujërat e kristalta që gurgullojnë të shkrumbuara në lumenjët që përshkojne zonën ja shtojnë edhe vecoritë kësaj zone. Pishinat natyrore dhe ujëvarat për gjatë rrjedhave të lumenjve janë një tjeter mundesi që të ofron Puka.

Hedhjet nga lartësitë mbeten një kujtim i paharruar për këdo që në fshatin Kryezi viziton Ujëvarat që banorët i njohin si pusat e këqinj, të cilët po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turisitve vendas dhe të huaj.

Turizmi ujor është mjaft i përhapur në rrethin verior, udhetimet përmes ujrave të Drinit në liqenin e Komanit dhe Fierzës mbeten të paharruar për këdo që ka fatin të përshkoj inteneraret turistike në mesin e grykave madhështore me malet e thepisura të shkëmbinjëve gëlqerore të cilët jo rrallë zbukurohen me gjelberimin “rebel” që vetem natyra mund të qëndiste me aq kujdes.

Por teksa mund të kalosh një ditë nga ato të vecantat e jetës, në kthim dia metra pa arritur bregun atje ku merr rrugën për t’ju rikthyer qytetit, një tjetër mister pret turistet. Mbi tatpjetën që zbret thikë mbi brigjet e liqenit të Komanit ndodhet dhe një ndër shpellat më të veçanta në Shqipëri e njohur si shpella e Murgjve, një nga 80 shpellat që ka rrethi i Pukës. Nën shoqërinë e lakuriqve të natës turistët nuk ngurojnë të njihen me bukuritë e rralla, si një tjetër e veçantë që të ofron Puka.

Por jo cdo gjë përfundon këtu, pasi ndërthurja e elementëve turistik janë vecoria që duhet të ngjallin interes për të vizituar Puken të pakten dhe për një fundjave.

Në qytet gjendet Muzeu i poetit të njohur Millosh Gjergj Nikolla, (MIGJENI) si dhe ekspozita etnografike nga ku orjentohesh në disa nga vendet historike të zonës, të cilët renditen krahas monumeteve të shumta natyrore.

Traditat e bukura të malësorve në këto treva vijojne të mbeten ende gjallë, shpirti burimore e folklorik i malësorit pukjan nuk ka të ndalur, ai transmetohet brez pas brezi si një vlerë e shtuar e këtyre anëve. Orkestrina e artistëve të vegjël të Fushë-Arrëzit ngjall shpesh interes për turistët që kanë informacion se në këtë rreth ekzistojnë dhe këta artistësh të tingujve të shpirtit të pastër dhe bujar që karakterizon malsorët pukjane. Shpesh turistë të shumtë që zgjedhin për të pushuar në Pukë për pak dite kur përballen me këta artist mahniten me talentin e malësorëve të vegjel të këtyre anëve, tingujt e veglave të të cilëve jehojnë në mesin e maleve të Krrabit, Tërbunit e Munellës.

Bukuritë dhe talentet e natyrës duhen ndërthurur dhe me vendpushimet apo bujtinat që duhet të ketë një vend i cili ka çfarë të ofrojë për turistet. Në qytet një ndër ndërtesat me karakteristike është dhe Hotel Turizmi i cili me një arkitektur të veçantë,në brendesin e tij të ofron kushte komode akomodime dhe cmime të arsyeshme. Ky mjedis është bërë shtëpi pritëse për dhjetra e qindra turistë që fundjaven e tyre zgjedhin ta kalojnë në Pukë.

Vetem pak metra me tutje Hani i Pukës ofron bujari, mikpritje dhe relaks për të apasionuarit pas malit. Qetësia në mjediset e bujtinës, kushtet që të ofrohen në një mjedis që shumë shpejt kthehet në familjar krijojn kushte te favorshme për të startuar pushimet. Guida turistike përmes shëtitjeve në male, vizitat në shpella ngjitje alpinistike dhe cdo gjë tjeter të ofrohen nga mikpritësi Perparim Laci, një alpinist i apasionuar për turizmit malor i cili nuk resht duke shoqëruar turistet në cdo cep të Pukës.

Një tjeter ofert e favorshme është dhe pika turistike e Dardhës e cila është rreth 45 km nga qyteti i Pukës. Lokalet dhe bujtinat e Dardhës të ofrojne mundësinë për të kaluar caste të këndshme në mesin e Bjeshkve nën shoqerin e kafshëve të egra dhe në qetësin e bukurise natyrore që të ofron kjo zonë në mesin e rrugës Pukë – Bajram Curri.
Por ka nga ata që preferojne dhe stanet, godinat ku barinjët shtegtojne me bagetit gjatë verës e një ndër këto pika janë dhe stanet e Laver Dardhës në majën e bjeshkëve të Pukës atje ku jeta shënon në ditaret e saj të paharruara caste e ditë të vecanta .
Ushqimet bio që të ofron Puka të gatuara nga amvisat e zonave shkaktojn shpesh më shume se asgjë deshiren e turistëve për tu kthyer serish në Puken turistike. Disa nga ushqimet tradiconale të zonës si Flija, Maza, Lakrori, Mishi

I pjekur në prush, helli e shume ushqime të tjera tradicionale që ndërthuren shijshëm me bulmetin e cilësise së lart produkt i kullotave të bjeshkëve, apo mjaltin kurues e të pazevëndësueshëm të kësaj krahine janë dhe piknisja e udhetimeve drejt Pukës nga pushues te ndryshem.
Pasi ke shijuar bukurit natyrore të zonës, shëtitjet verore buz ëmbrëmjes në rrugët e qytetit të krijojnë një ndjesi të vecantë në flladet që mbi qytet lëshon kurora e gjelbër.

Puka mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra, për të përballur me tej, ditët e lodhshme të punës dhe zhurmat e qyteteve të mëdha.


(d.b/BalkanWeb)