Menaxhmeti i RTK-së ka kërkuar sërish nga partitë politike që të rrinë larg mediumit publik, dhe ta largojnë nga agjenda e tyre dëshirën për ta kontrolluar RTK-në.




Njoftimi i Menaxhmentit të RTK-së:

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Lidhur me porotestën e sotme, menaxhmenti i RTK përsërit kërkesën që partite politike, qofshin në koalicionin qeveritar, qofshin në opozitë, të largojnë transmetuesin pubik nga agjendat politike. Po ashtu, menaxhmenti kërkon nga partitë politike që punetorët e RTK-së të mos nxiten në aktivitete politike partiake, sepse një angazhim i tillë, nën cfarëdo ombrelle formale, paraqet shkelje serioze të Ligjit të RTK, statutit dhe rregulloreve të brendshme. Njëherësh, menaxhmenti, redaktorët dhe i gjithe stafi tjetër profesional i RTK, duke u angazhuar në mbulimin në mënyrë korrekte të zhvillimeve kryesore të protestës së sotme, duke mbetur anash agjendave poliike partiake, edhe një herë tregoi se pavarësia editoriale është arsye e besimit të audiences për transmetuesin publik në Republikën e Kosovës.