doganaRreth 500 automjete kanë krijuar një radhë të gjatë 2 kilometra në pikën e kalimit të Muriqanit, në pritje për të kaluar kufirin shqiptar.

Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se, shkak i kësaj radhe është ndryshimi i procedurave të punës nga policia malazeze, nga të përshpejtuar në normale, që parashikon regjistrimin e çdo personi që hyn në territorin malazez, raporton Top Channel.

Qytetarët që po qëndrojnë në radhë janë kryesisht shtetas kosovarë, që udhëtojnë drejt Zvicrës, të cilët shprehen të shqetësuar për pritjet e gjata. Që nga orët e para të mëngjesit e deri në ato të pasdites së të shtunës, kufirin shqiptar e kanë kaluar rreth 2 500 automjete.

Për të përballuar fluksin e udhëtarëve pala shqiptare ka hapur të katër sportelet, si dhe ka shtuar numrin e punonjësve të policisë në to.