Raiffeisen Bank International AG (RBI) u nderua me titullin prestigjioz "Banka me e Mire ne EQL dhe CIS" nga revista "EMEA Finance" gjate ceremonise "Cmimet Bankare Europiane 2011". Vec kesaj, RBI-se iu dha titulli "Banka me e Mire ne Austri", si dhe "Banka me e Mire e Investimeve ne Austri". Filialet e saj ne Shqiperi, Bosnje dhe Hercegovine, Rumani dhe Sllovaki u nderuan me titullin "Banka me e Mire" ne vendet e tyre respektive. Rrjeti bankar i RBI-se ne Rusi, ZAO Raiffeisenbank, mori cmimin "Banka me e Mire e Huaj". Ne Bullgari, Raiffeisen Centrobank AG, nje filial tjeter i RBI u nderua me cmimin "Banka me e Mire e Investimeve". "Keto cmime jane nje konfirmim i punes sone dhe reflektojne poziten e forte dhe te gjere te tregut te RBI-se ne Europen Qendrore dhe Lindore. Duke marre edhe nje cmim nga revista 'Global Finance', ky eshte vleresimi i dyte brenda pak javesh dhe si rrjedhoje nje njohje e kenaqshme e punes sone", - tha Herbert Stepic, Drejtor i Pergjithshem i RBI-se. Ne Austri, RBI eshte nje korporate lider dhe banke investimi per 1000 klientet me te mire korporate. Ne Europen Qendrore dhe Lindore, ajo vepron si nje banke universale me nje rrjet te gjere bankash, kompani leasingu dhe nje game te gjere te sherbimeve financiare te specializuara ne 17 tregje.


Ne e konsiderojme veten nje banke marredheniesh per klientet tane duke ofruar produkte te dedikuara dhe zgjidhje financiare. Cmimet per Austrine vertetuan qasjen qe ne kemi ndaj klienteve", - shpjegoi Karl Sevelda, Zevendesdrejtor i Pergjithshem i RBI-se dhe pergjegjes per biznesin korporate. "EMEA Finance" eshte nje publikim dymujor qe raporton evente te rendesishme financiare te ndermarra dhe qe kane lidhje me industrine financiare nderkombetare aktive ne Europe, Lindjen e Mesme dhe Afrike (rajoni EMEA). Revista, me seli ne Londer, ka me shume se 25.000 lexues. Lajmet javore online lexohen nga mbi 100,000 profesioniste ne Europe, Lindjen e Mesme dhe Afrike.