Kondoliza Rajs, sekretarja amerikane e shtetit është shprehur në një intervistë për Washington Post se anëtarësimi i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në Aleancën EuroAtlantike sjell stabilitet për rajonin dhe Europën Juglindore. Sipas saj hyrja e këtyre vendeve në NATO është e domosdoshme.


Rajs ka folur edhe për emrin e Maqedonisë dhe konfliktet Athinë-Shkup lidhur me këtë çështje. Ajo ka kërkuar nga palët mirëkuptim dhe fleksibilitet në negociata.