Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, kerkoi dje nga aleatet evropiane "te mos terhiqen nga vendimet e veshtira rreth planeve per pavaresine e Kosoves". Rajs, e cituar nga radio Evropa e Lire, u tha gazetareve ne Berlin se nevojitet "nje mirekuptim i qarte" dhe nje qendrim i perbashket rreth kohes per caktimin e statusit te Kosoves. Ajo konfirmoi se kjo ceshtje do te diskutohet dhe ne takimin e pese vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit, plus Gjermanine, qe jane mbledhur ne Berlin. "Ka rreziqe nese vazhdojme te presim per te bere ate qe eshte e nevojshme, zgjidhjen e statusit te Kosoves", deklaroi sekretarja amerikane e Shtetit. "Mendoj se eshte mire te presim rezultatin e zgjedhjeve ne Serbi. Por, kemi arritur ne nje pike qe duhet te marrim vendime te veshtira, ndersa shtyrja nuk i ben me te lehta keto vendime", shtoi Rajs. Gjate qendrimit ne Berlin, sekretarja amerikane e Shtetit, Rajs, do te diskutoje per Kosoven dhe me homologun e saj rus, Sergei Lavrov.