Sekretarja
amerikane Kondoliza Rajs thotë se përpjekjet amerikane për të forcuar
marrëdhëniet me Kazakistanin nuk synojnë të minojnë ndikimin rus në Azinë
Qendrore.



Në komentet në ish-Republikën sovjetike të pasur me naftë, zonja Rajs
tha se nuk ka ndonjë konkurencë mes Moskës dhe Uashingtonit për miqësi me
vendin e pasur me naftë.



Po në konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm i Kazakistanit Marat Tazhin
tha se vendi i tij ka marrëdhënie të mira si me Rusinë edhe me Shtetet e
Bashkuara.



Zonja Rajs u takua me Ministrin Tazhin për bisedime mbi bashkëpunimin në
siguri dhe bashkëpunim. Ajo do të takohet edhe me Presidentin Nursultan
Nazarbayev për të diskutuar mbi reformat ekonomike, politike dhe të sigurimit
në Kazakistan.



Presidenti Nazarbayev ka ruajtur lidhje
të ngushta me Moskën, ndërkohë që ka lejuar që korporata të mëdha amerikane të
luajnë një rol të konsiderueshëm në industrinë e naftës dhe gazit në vend. //mm//