Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs në takimin me udhëheqësin e Libisë Moamar Gadafi, 5 shtator 2008


Sekretarja
amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të
Bashkuara dhe Libisë kanë filluar mirë, pas takimit që ajo zhvilloi me
udhëheqësin libian Moamar Gadafi gjatë një takimi historik në kryeqytetin
libian, Tripoli. Zonja Rajs është diplomatja e parë amerikane që viziton Libinë
në 55 vjet. Pas bisedimeve dje me zotin Gadafi, zonja Rajs tha në komentet për
shtyp se të dyja palët diskutuan bashkëpunim në fushat tregtare, kulturore dhe të
arsimit. Libia është një eksportuese e fuqishme nafte. Ministri i Jashtëm
libian Mohamed Abdel-Rahman Shalgam theksoi të njëjtat komente në konferencën
për shtyp, duke shtuar se ata kishin diskutuar edhe mbi luftën kundër
terrorizmit dhe gjendjen në Irak dhe në rajonin e trazuar sudanez të Darfurit. Zonja
Rajs theksoi se kjo tregon se Uashingtoni nuk ka armiq të përhershëm, por shtoi
se Shtetet e Bashkuara dhe Libia ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt
përmirësimit të marrëdhënieve. //bsa//