Pekini ka shprehur besim tek udhëheqësia e Koresë së Veriut, me gjithë kritikat ndërkombëtare kundër Phenjanit për lëshimin e raketës më 13 prill.


Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze thuhet se Këshilltari i Shtetit, Dai Binguo, ka takuar në Pekin një delegacion të Koresë Veriore, të kryesuar nga sekretari i komitetit qendror të Partisë Punëtore, Kim Jong Il.


Dai citohet të ketë thënë se nën udhëheqësin e ri, Kim Jong Un, i cili ka marrë kryesimin e lidershipit në dhjetorin e kaluar, Koreja e Veriut do të vazhdojë të ecë përpara në ndërtimin e një vendi prosperues.


Koreja e Veriut ka thënë se lëshimi i raketës ka pasur qëllim vendosjen e satelitit në orbitë, por veprimi në fjalë është parë si mbulesë për testimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.


Raketa është rrëzuar në det pak minuta pas lëshimit.