rakip suliDeputeti biznesmen i PS-së në Dibër është i pari që ka artikuluar fitoren e Muharrem Ramës si kryetar Bashkie në Dibër. Kandidati i majtë është në avantazh me mbi 2800 vota më shumë se Sherefedin Shehu, ndërsa janë numëruar gjysma e kutive të votimit.


Në lidhje të drejpërdrejtë për News 24, Rakip Suli tha se dibranët me heshtjen e tyre surprizuan PS edhe PD. Sipas tij, askujt nuk ia merrte mendja, se PS do të fitonte edhe në bastionet e PD-së.


Më tej Suli e krahasoi kandidatin e djathtë, Sherefedin Shehu, me një limon të shtrydhur ose të shtridhun siç thotë ai.


Deputeti Rakip Suli i PS, duke folur nga Komisioni Zgjedhor Zonal i Dibrës


Kanë fituar dibranët, as doktor Rremi, as PS-ja. Sepse përballë ishte një person si një limon i shtridhun (Sherefedin Shehu). Ka qenë 18 vite deputet dhe ska bërë asgjë për Dibrëën. Ai ka familjen në Amerikë dhe vetë jeton në Tiranë Erdhën 40 deputetë të PD-së, këtu në Dibër, por ata ikin prapë nesër, ndaj dibranët nuk i besojnë. Ne patëm një kandidat bio origjinal si doktor Rremi.


12 vite e pati PD-ja drejtimin e Peshkopisë dhe sbëri asgjë. Tani qeveria e majtë do të investojë në Dibër. Edhe unë si deputet do insistoj për fonde.