Ina Rama gjate takimit me Lordin MC Nally


Tirane 25 mars 2011 NOA- Kryeprokurorja e vendit Ina Rama zhvilloi diten e sotme nje takim me Ministrin e Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine e Bashkuar Lordin MC Nally.


Gjate takimit mes tyre thelbi i bisedes ishte pavaresia e institucioneve te drejtesise dhe rolit te tyre ne forcimin e shtetit te se drejtes.


Me tej fokusi i takimit u vu ne performancen e Prokurorise duke e konsideruar si nje nga hallkat me te rendesishme ne ruajtjen dhe zbatimin e ligjit.


Gjate fjales se tij Lordi MC Nally vleresoi rolin kyc te Prokurorise ne ndertimin e shtetit te se drejtes gjithashtu ai vuri theksin ne forcimin e bashkepunimit te institucionit te akuzes me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit.


Me tej ai vleresoi gjithashtu punen Prokurorise Shqiptare dhe arritjet e saj si dhe ofroi mbeshtetjen e tij per institucionin e akuzes.


Nga ana e saj Prokurorja e Pergjithshme theksoi se prioritetet e punes se ketij institucioni mbeten lufta kunder korrupsionit krimit te organizuar dhe trafiqeve dhe ceshtjet e ndryshme qe jane ne hetim dhe qe jane ne fokus te opinionit publik qe sipas saj tregojne  angazhimin dhe seriozitetin e plote te prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore ne kryerjen e detyrave qe u ngarkon ligji.


Sipas saj zbatimi me rigorozitet i ligjit mbeshtetur dhe ne kompetencat qe jep Kushtetuta dhe ligji mbeten objektiv i pandryshueshem dhe mjeti per te ruajtur pavaresine e institucionit.


Ne kete takim MC Nally shoqerohej nga ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne vendin tone Fiona Mcllham.


a.y/NOA


Lajme te ngjashmeBerisha-Pacolli Vullnet per ndertimin e veprave te medha ne infrastrukture Haxhinasto-Krasniqi Autostrada e Kombit garanton me shume bashkepunimLordi Mc Nally Zbatimi i reformes ne drejtesi partite te bashkepunojneTopi Gjyqtaret duhet te jene te paanshemTakimi Papandreu-Gruevski pa rezultate per kontestin e emrit


Lidhjebashkepunim hallka me e rendesishme Kryeprokurorja Ina Rama Lordi MC Nally Ministrin e Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine e Bashkuar takim zbatimi i ligjit