Vetëm pak minuta ka vonuar përgjigja e kryeministrit Edi Rama për PresidentinIlir Meta, i cili e nisi ditën duke vendosu pikat mbi (i), pasi i kujtoi shefit të qeverisë se nuk ka fuqi në botë që e shantazhon.


E teksa Meta në postimin e tij të gjatë në Facebook, i kujtonte Ramës kërcënimin e ish komisarit të Antidrogës, Dritan Zagani, presionet mbi median e gjyqtarët, fshehjen e dhunimit të Xhisiela Malokut e falsifikimin e tenderave, Rama ironizon Presidentin, duke kërkuar që të mos merret seriozisht.




Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes!, shkruan kryeministri në Tëitter.


E si për të kujtuar që kjo përplasje e ashpër brirësh me Kreun e Shtetit vjen prej mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Rama thotë se i çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)