Kandidati i PS-së në Tiranë, Edi Rama, kryeson me rreth 400 vota më shumë se kundërshtari i tij, Lulzim Basha.Deri në orën 02:00 pas mesnatë, sipas informacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u numëruan 309 kuti nga 485 që janë gjithsej dhe rezulton se kreu i PS-së është në një avantazh të lehtë ndaj Bashës, 76.826 vota ndaj 76.429 të kandidatit të PD-së. Sipas të dhënave me njësi bashkiake që gazeta ka për 284 kuti votimi, deri në orën 23:00 rezulton se Lulzim Basha është në avantazh në gjashtë njësi vendore, ndërsa kundërshtari i tij në pesë njësi. Konkretisht, Basha ka arritur një diferencë prej 1300 vota në Njësinë 8, kur deri në mesnatë ishin numëruar më pak se gjysma e kutive. Në të njëjtën kohë, kandidati i PD-së është në avantazh edhe në Njësinë 11, ku janë numëruar 29 nga 55 kutitë e votimit, me rreth 1700 vota më shumë. PD-ja është në avantazh edhe në Njësinë 9, me 470 vota më shumë dhe në Njësinë 10, me 500 vota më shumë. Nga ana tjetër, PS-ja ka rritur djeshëm diferencën në Njësinë 5, kur pasi ishin numëruar 25 nga 65 kutitë e votimit, kjo forcë kishte 2200 vota më shumë se kundërshtarët. Në të njëjtën kohë, PS-ja është me 1000 vota më shumë në Njësinë Nr. 6 dhe ka marrë 510 vota më shumë në Njësinë 1, ku është mbyllur numërimi i 39 kutive.

Këshilli Bashkiak

Rreth mesnatës së djeshme, është krijuar një ide e përgjithshme edhe për konfigurimin që do të ketë Këshilli i ri Bashkiak i Tiranës, i cili ka 55 anëtarë. Gazeta ka siguruar një rezultat për të 11 njësitë, kur ishin numëruar 195 kuti votimi. Kështu në total, Partia Demokratike ka deri tani në qytetin e Tiranës 30092 vota, ndërsa Partia Socialiste ka 41341 vota, me një diferencë rreth 11 mijë vota. Forcë e tretë në Këshillin Bashkiak të Tiranës pritet të konfirmohet Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në të gjitha njësitë vendore ka arritur të sigurojë 7652 vota, pa u numëruar ende gjysma e kutive të votimit. Pas LSI-së është renditur Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me 2898 vota. Partia Republikane deri tani ka siguruar 2031 vota dhe më pas vijnë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me 1577 vota dhe Partia Lëvizja e Legalitetit me 1258 vota. Ndërkohë që PS-ja ka një diferencë të ndjeshme ndaj demokratëve në Tiranë, për sa i përket dy koalicioneve, gjithçka është në barazpeshë të plotë. Konkretisht, koalicioni “Aleanca për qytetarin” ka marrë deri tani 46102 vota, ndërsa koalicioni “Aleanca për të ardhmen” ka marrë 46072 vota. Në vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës duket se do të jetë e rëndësishme Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e cila nuk është pjesë e asnjë prej koalicioneve. Partia e Dashamir Shehit deri tani ka marrë 1577 vota dhe ka siguruar një mandat në këtë këshill. Ndërsa Partia Komuniste ka marrë 207 vota, rreth ¼ e votave që ka marrë Hysni Milloshi, kandidati i kësaj partie në Tiranë.


780 vota

Gjatë paradites së djeshme kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, arriti një avantazh deri në 780 vota ndaj kundërshtarit të tij, ndërkohë që në mbrëmje rezultati më i ulët i tij ishte me 550 vota më pak


11 mije vota

Për sa i përket votave të partive për Këshillin Bashkiak të Tiranës, rezulton se Partia Socialiste ka rreth 11 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, ndërkohë që, sipas koalicioneve, ai i PD-së ka 50 vota më shumë se ai i PS-së


Rezultatet sipas KQZ deri ne 23:00


Njësia     Kutitë e    Kutitë e     Vota për    Vota për    Vota për

bashkiake    votimit    numeruara    Ramën    Milloshin    Bashën


Njësia 1    39    39        9706    92    9196

Njësia 2    54    31        8987    102    9379

Njësia 3    32    18        5457    59    5108

Njësia 4    43    35        8771    153    9133

Njësia 5    65    25        7652    49    5400

Njësia 6    51    38        8555    98    7493

Njësia 7    50    29        8365    71    7525

Njësia 8    30    13        3069    21    4360

Njësia 9    41    11        2819    42    3338

Njësia 10     25    19        4385    53    4863

Njësia 11    55    29        5687    83    7339


Total    485    287    73453    823    73134


Votat e partive per keshillin bashkiak deri ne 23:00


Partia/ Nj. Bashkiake    1    2    3    4    5    6    7    8    9    10    11    Total


Aleanca Demokratike    17    99    89    35    70    92    123    26    21    46    68    686

Bashkimi Liberal    4    63    30    3    42    24    59    10    12    65    66    378

LZHK    28    334    158    24    181    96    143    210    72    273    58    1577

LSI    69    1336    688    453    641    905    1116    317    257    711    1159    7652

Lidhja Demokristiane    3    54    19    32    21    25    36    4    3    8    80    285

Partia Agrare    6    36    38    5    22    29    56    5    13    45    23    278

Balli Kombetar    2    75    36    23    14    63    50    9    10    15    34    331

PBKD    2    28    20    19    10    18    33    10    7    14    52    213

PBDNJ    3                                            3

Partia Demokratike    249    4858    2463    1296    2488    4014    4586    1777    1003    3259    4099    30092

Partia Demokristiane    73    99    50    33    42    72    81    17    31    41    106    645

PDIU    23    476    492    102    292    182    429    232    80    259    331    2898

G99    1    143    60    36    54    69    111    28    34    47    104    687

Partia Komuniste    2    30    18    10    24    31    31    10    6    15    30    207

Levizja e Legalitetit    34    400    55    56    37    44    206    30    29    138    229    1258

PLiDr    1    51    18    5    53    43    57    16    11    35    17    307

Partia Republikane    17    204    82    77    161    789    269    96    61    109    166    2031

PSD    9    117    66    29    100    139    131    16    20    40    123    790

Partia Socialiste    393    6395    4257    1799    4766    6245    6495    1588    1318    3719    4366    41341

PSV 91    13    173    103    43    76    201    139    53    27    68    195    1091

Demokracia Sociale    25    357    117    43    92    182    126    44    22    74    129    1211


 


ADI SHKEMBI