Rama-AdministrataKryeministri Edi Rama mori pjesë dje në konferencën Një administratë europiane për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se administrata është ajo që i ka munguar më shumë vendit në këto vite se çdo gjë tjetër ndërsa shtoi se qeveria është duke punuar për të krijuar një administratë në shërbim të qytetarit dhe në respekt të ligjeve. Administrata është themeli i shoqërisë europiane. Po punojmë për një administratë në shërbim të qytetarit dhe respekt të ligjeve të vendit. Një administratë që është ajo çka ka munguar më shumë se çka tjetër në gjithë këto vite, dhe është ajo çka do të jetë themeli i Shqipërisë europiane, si anëtare e BE, tha Rama.


Sipas Ramës, administrata i përket shoqërisë dhe si e tillë ajo duhet ët ndahet nga politika. Administrata do të jetë themeli i Shqipërisë europiane, anëtare e Bashkimit Evropian. Në një realitet që jetësohet këtu në vend, realitetin evropian të jetës së këtij vendi dhe që pikë së pari fillon aty ku qytetari troket dhe dera e administratës hapet për ta dëgjuar dhe për ti shërbyer. Administrata i përket shoqërisë, që kërkon me të drejtë që administrata publike të ndahet nga politika, u shpreh kryeministri Rama. Nga ana e saj, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, e vuri theksin tek nevoja e reformave për të depolitizuar administratën. Reforma në administratë ndodhet në një stad të ri. Nuk do të ketë korrupsion në administratë, dhe do të përpiqemi ti kthejmë dinjitetin asaj. Po kështu depolitizimi i administratës publike, është e sfidë e madhe për ne. Po punojmë për një ndryshim të madh. Konkurset do të jenë reale. Askush nuk duhet ta shikojë më administratën si një vend ku mund të merret rrogë pa punuar, tha Harito.