Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Tepelena se ëndrra dhe ambicia e shprehur në fushata elektorale për të fuqizuar infrastrukturën aeroportuale të Shqipërisë është në rrugën e realizimit.


Jemi në proces dhe së shpejti do të finalizojmë edhe kontratën për të çelur aeroportin e Kukësit. Po ashtu jemi në proces dhe së shpejti finalizohet kontratat për të ndërtuar aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës.


Kemi nisur procesin për të bërë vlerësimet e nevojshme për të ndërtuar aeroportin turistik të Sarandës, informoi kreu i qeverisë.


14 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)