Kryeministri Edi Rama prezantoi projekt-buxhetin e vitit 2019 për shëndetësisë. Në fjalën e mbajtur, Rama deklaroi se do të vijojë modernizimi i QSUT si dhe do të punohet në spitalet rajone dhe në maternitetet në të gjithë vendin.


Gjithashtu kryeministri foli edhe për çështjen e largimit të mjekëve nga vendi. Ai u shpreh se largimi i mjekëve nuk është një problem për Shqipërinë. Sipas tij, 153 mjekë janë punësuar që nga janari deri tani në spitalet tona.


Buxheti është më i lartë se ai i këtij viti dhe është 43% më lartë se i 5 viteve më parë. Kjo shifër është shumë domethënëse dhe shumë kuptimplotë.


Është vërtetë që askush nuk pyet si ke qenë por si je por nga ana tjetër është po kaq e vërtetë që për të kuptuar se ku po shkojmë duhet të mbajmë parasysh se ku u nisëm dhe të vlerësojmë kapacitetet për progres dhe kapacitetet e progresit që synojmë më tutje.


Nga ana tjetër, është po ashtu fakt që pjesa me e madhe e kritikës për sistemin shëndetësor vjen nga ata që nuk kanë qenë asnjëherë në spital dhe kanë marrë shërbim shëndetësor dhe e krijojnë këtë në bazë të perceptimeve edhe të nevojës më të madhe të njerëzve për më shumë investime.


Është fakt dhe e thonë shifrat që krahasimi me pikënisjen është si dita me natën. Sot kur hyn në spital, nuk kam parasysh vetëm QSUT por një tërësi spitalesh, hyn në spital ndërkohë që deri dje në shumë pjesë të QSUT dyshoje nëse ishe ne spital apo stacion treni. Ky është një ndryshim fizik i rëndësishëm dhe vete brenda strukturës ka plot ndryshime, deklaroi kryeministri.


20 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)