Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat foli për zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe për një president mbi palët. Rama theksoi se do të bëjnë të pamundurën që të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse.


Ata që bëjnë këto akuza janë të njëjtën, atë punë kanë bërë që në 1 prillin e 2013 dhe këtë punë do të vazhdojnë të bëjnë se këtu koalicioni PS-LSI nuk është problemi ynë. E kam thënë gjithmonë dhe po e them përsëri, është një mundësi për opozitën zyrtare, konkretisht për PD me shpresën që do të kthehet në rrugën e arsyes.


Do të bëjmë çmos që të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të gjithë të dalin para qytetarëve. Sot ishte një tjetër shprehje, ne sikundër e kemi thënë më parë, për ti dhënë të gjithë hapësirën brenda kornizës kushtetuese, brenda rregullave të lojës demokratike të PD, dhe atyre që bashkë me të që janë, nuk paraqitën një kandidat se duam të krijojmë mundësinë që të gjejmë me atë pjesë që na mungon në parlament një konsensus për një figurë presidenciale.


Unë jam i duruar se besoj te durimi kur është kufiri i durimit, përsa i përket Presidentin duam ti kthejmë atij institucioni dinjitetin, figurë që të ngrihet mbi palët, dhe të ketë paanshmëri, dhe jo figurë të anshme si kjo që kemi. Ne do presim, më mirë një President i duhur e i pranuar nga sa më shumë. Ne nuk e kemi kuptuar asnjëherë fuqinë tonë, si motiv për të qenë arrogant, por për të qenë të duruar, tha Rama.


Nisur nga bojkoti i opozitës, Rama garantoi se vendi nuk do të jetë asnjë ditë pa president. Presidentin e duam për vendin jo për veten se po ta donim për vete do ishit duke e intervistuar. Do mundohemi tia lehtësojmë rrugën PD-së për të dalë nga kjo krizë por të jeni të bindur se Shqipëria në të gjitha rastet nuk do mbetet as pa President, as pa parlament, theksoi Rama.


Më herët, Rama, me anë të një postimi në Facebook thekson se shtyrja e regjistrimit të koalicioneve është një shprehje e vullnetit të mirë ndaj PD-së.


Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI dhe etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD dhe etj. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund, shkruan Rama në Facebook.


19 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)