Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në zgjedhjet e 30 qershorit të marrë dy bashkitë, që aktualisht i drejton LSI-ja, atë Beratit dhe të Gjirokastrës.


Nga qyteti i Beratit ai tha se qeveria në mandatin e ardhshëm do të investojë për të rritur në 300 mijë numrin e vizitorëve.


“Një program i veçantë bashkëpunimi i qeverisë dhe bashkive Gjirokastër dhe Berat pasi ti ketë dorëzuar doktoresha dhe ti kemi marrë ne dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimet, do të bëj që në mandatin e ardhshëm të bëjmë një transformim të madh. Kemi vajtur nga 13 mijë ne 110 mijë vizitore, në 4 vjet në 4 vitet e ardhshëm duhet të shkojmë 300 mijë vizitorë”


Duke folur për turizmin, Rama dhe se në Korçë do të ndërtojnë muzeun e rakisë.


“Kemi dhe një debat të fundit në Korcë kemi vendosur të ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë. Këtu ka qenë muzeu i luftës, i lirisë, i heroizmit, ne do të ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë. Të gjitha rakitë e prodhuara do të mblidhen në një muze, ku njerëzit jo vetëm do ti pinë, por do ti prekin objektet”