Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter i ka hedhur benzinë zjarrit, duke ndezur debatin në distancë që ka me gazetarët  Ylli Rakipi dhe Andi Bushati.


Duke i cilësuar ata Kadrinjë, Rama thotë se i qenkan turrur me radhë, ham e hum, tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman, pa nishan.


Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin, shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin! U kthye nga rruga, e la dhe ruletën, leh fort parimori se s’harron dot kuletën, shkruan Rama në atë që duket të jetë një bejte kundër dy gazetarëve.


24 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)