Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë.


Shefi i qeverisë në një postim në Twitter thotë se shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.


“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar sdo pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, – shkruan Rama.


Më herët Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se ka urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit Nënë Tereza të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura.