Kryeministri Rama nga Korça ka paralajmëruar një garë të fortë në 25 qershor. Sipas tij edhe PD edhe LSI duan të dalin forcë e parë, por nga ana tjetër tha kreu i qeverisë PS do të marrë 71 deputetë.


Rama: Gara do jetë shumë e fortë, LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë, shumë mirë. Edhe ne duam të dalim forcë e parë, por duke qenë se ne jemi të parët ne duam të dalim jo vetëm të parët, por ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS. Që nuk do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet, jo! Do të thotë që Shqipëria mos të humbë asnjë sekondë.


Rama sqaroi edhe të gjithë skeptikët se çfarë do të ndodhë me ministrat teknikë. Sipas tij PD i ofroi çdo gjë për ta garantuar, madje kryeministri tha se mund ti kishte dhënë edhe më shumë pasi kjo është periudhë vetëm një mujore. 


Rama:  E vërteta është që ne i kemi thënë atyre: Çfarë halli keni? Keni hall se ne përdorim adaministratën në zgjedhje? Po mirë jua zgjidhim ne këtë hall. Dhe i dhamë një propozim, jo nuk na mjafton. Ça doni më shumë?! Po ne duam ta kontrollojmë…Po mirë dakord, merri të gjitha, mund të merrnin dhe më shumë, ska asnjë problem, një muaj është, merrini të gjitha, ama jo merrini të gjtha siç i kërkoni, se merri të gjitha siç i kërkoni ishte: Ikni ju dhe ne do vëme ca njerëz që do luftojnë për Shqipërinë se ju nuk dini ta bëni. Jo, këta që do vijnë nuk do luftojnë për Shqipërinë, këta do jenë aty kujdestarë që nuk do bëjnë as tendera, as emërime, as celebrime, por do garantojnë. Ne kishim nxjerrë një urdhër më parë, do bëhej apo sdo bëhej marrëveshje ne kishim nxjerrë një urdhër më parë. me urdhërin tim ishin bllokuar të gjitha këto, pra ska asnjë procedurë të re që bëhet në periudhë zgjedhjesh.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter