Kryeministri Edi Rama paralajmeron nje nderhyrje te shpejte per te permiresuar sigurine rrugore. Ne nje konference te posaçme per kete problem kreu i qeverise tha se tashme eshte gati per tu vene ne zbatim nje pakete nderhyrjeje me 60 masa te vecanta.




“Siguria rrugore në vend lë shumë për të dëshiruar dhe kjo lidhet me investimet në këtë fushë. Paketa e re ligjore përfshin masa të reja lidhur me sigurinë rrugore në vend. Investimet në rrugë janë përkthyer në një rritje masive të aksidenteve me vdekje në vend. Bilanci i aksidenteve rrugore në vend janë bilanc i vërtetë lufte. Ka një mungesë të frikshme të rendit ligjor në vend lidhur me sigurinë rrugore. Rrugët e ndërtuara në vend na kanë kthyer me shpinë nga Bashkimi Europian. Cilësia e rrugëve tona mbetet tepër e ulët ndërsa pjesa më e madhe e ndërtuesve janë të papaguar. Debati për vendosjen dhe pagesat e gjobave është një debat absurd”, tha ai. 

 Eshtë i pakënaqur me standartet e kolaudimit të automjeteve dhe po shqyrton koncesionin e dhënë më parë. Gjasat janë që të vendosë liberalizimin e tregut duke eliminuar monopolin.


 Por të keqen e ka me mediat.


Ndërgjegjja e europianëve në denoncimin e shkelësve të rregullave dhe ligjeve ishte një nga shembujt që solli, por harron se ajo është formuar ndër dekada.





Deputeti Bumci kërkon nga Kryeministri të bëjë transparencë dhe të mbrojë interesin kombëtar

Gënjeshtrat e Ramës i mori lumi, sepse në fakt ekziston një projekt për Lumin Radika.

Sot ministrat e qeverisë së Maqedonisë në një konferencë për shtyp në Tiranë kanë konfirmuar publikisht se ekziston dhe po punojnë intensivisht një projekt.

Ndërkohë, Zëri i Amerikës, një agjensi prestigjioze dhe e besueshme lajmesh, thotë se zyrtarët e Bankës Botërore në Shkup, e kanë pranuar se po punojnë me këtë projekt, me kërkesë të qeverisë maqedonase.

“Nuk ka projekt”, thotë Edi Rama, “As qeveria maqedone nuk ka projekt, as Banka Botërore nuk ka projekt”, insiston Edi Rama, i cili akuzon edhe opozitën.

Por Ministrat e qeverisë së Maqedonisë dhe Voice of America, thonë të kundërtën. Ekziston një projekt i qeverisë maqedone, me të cilin Banka Botërore po merret, dhe ky projekt parashikon devijimin e Lumit Radika, gjë që prek dhe vendet fqinje.

Partia Demokratike i kërkon z. Rama të mos shpenzojë kohë dhe energji duke replikuar me shoqërinë civile dhe opozitën, por të sqarojë një orë e më parë, ta bëjë publike sot dhe menjëherë se cfarë është projekti për devijimin e Lumit Radika, dhe cilat janë efektet e këtij projekti për banorët e Dibrës së Madhe, por dhe për qytetarët tanë në Dibër dhe në gjithë bazenin e Drinit të Zi.

Ne presim nga Kryeministri dhe qeveria të mbrojë interesin kombëtar shqiptar, dhe këtë ta bëjë me një qëndrim të qartë dhe transparent.