TIRANE – I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama foli për vizitën e tij në SHBA dhe takimet me zyrtarët amerikanë. Sipas kryesocialistit, SHBA pret që politika shqiptare të dëshmojë pjekuri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një moment vendimtar për të gjykuar nivelin e pjekurisë së klasës politike e për të parashikuar si do rrjedhin gjërat nisur nga mënyra e zgjedhjes së tij. Presidenti i zgjedhur nga qeveria nuk është as figurë uniteti e as shprehje e pjekurisë së politikës.”- u shpreh Rama.

Ndër të tjera, shefi i opozitës akuzoi kryeministrin Berisha se u premton shqiptarëve politikë me duart të pastra, kur sipas tij është i zhytur në korruspion.

“Sot kjo qeveri i ka duart e zhytura deri rrëzë në batakun dhe llumin e korrupsionit. Ajo çka i ka mbetur është të thotë se djalli që njihni është në fund të fundit më i mirë se djalli që nuk njihni. Ne vërtet jemi të korruptuar por ata (opozita) janë edhe më keq. Kjo rëndon shumë dhe krijon një psikozë tek njerëzit e zhgënjyer nga politika”, - deklaroi Rama.

(er.nu/BalkanWeb)