Punësimi ka qenë një nga temat kryesore në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku sipas burimeve për Top Channel, kryeministri Rama u ka bërë thirrje deputetëve se duhet bërë kujdes në përzgjedhje.


Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës. Përzgjedhjet tona duhet të jenë cilësore, mësohet të ketë thënë kryeministri.


Po sipas të njëjtave burimeve, bëhet me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve se duhet të përfshihen në aksionet e qeverisë për titujt e pronësisë dhe aksionin e ujit, e gjithashtu të kenë një rol më aktiv në zonat e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike nga zyrat shtetërore.


22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)