Nga Kashari ku ishte për fushatë elektorale kryeministri Edi Rama sulmoi kundërshtarët e tij politik, PD e LSI-së


Rama kërkoi votën për PS-në si e vetmja parti e aftë për shtetndërtim por dhe për zbatimin e reformës në drejtësi e cila sipas tij çdo ditë është e rrezikuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i LSI-së Petrit Vasili.


“Reforma në drejtësi është rrezikuar çdo ditë nga ty (Lulzim Basha) e nga Petriti (Petrit Vasili). Nëse doni të garantojmë reformën në drejtësi deri në fund duhet kokëfortësia e PS,” tha Rama.


Duke sqaruar se s’kishte luftë politike me ata që i ka aleatë deri më 23 qershor Rama thumboi LSI-ne si parti e cila në 4 vitet e qeverisjes e kishte pasur mendjen tek tepsia e jo tek  reformat.


Rama tha se PS eshte e vetmja që mund te beje shtet.


“Po nuk na dhatë fuqinë që ta bëjmë qeverinë pa qenë të detyruar të bëjmë qeverinë pa kaluar tek dhoma ku ndahet tepsia, atëherë nuk bëjmë dot shtet. Mos ma kërkoni!

Pushtetin e duan për tepsinë jo për Shqipërinë. S’ka në lidhje me Shqipërinë ata. Ata e kanë problemin me tepsinë, janë parti biznes, nuk prodhojnë misra, por njerëz, prodhojnë vota…


Rama ironizoi Bashen duke e quajtur llogaritar kooperative. 


“Kushdo ta rrejë mendjen e ta mbajë veten me gajret gjatë verës të ikë të votojë lulin e rri rehat. Është djalë i mirë” por  me ato pantallonat e dokut është pak si llogaritar kooperative”


/Oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter