Pas vendimit të KQZ për ndalimin e transmetimit të dy spoteve elekotrale të Partisë Socialiste, reagoi edhe lideri i PS-së, Edi Rama.


Ai akuzoi direkt kryeministrin Berisha se ka urdhëruar Komisionin Qendror të zgjedhjeve të ndalojë spotet e opozitës duke dhunuar kështu mediat dhe të drejten e informimit në Shqipëri.



“Që të jemi të qartë kur thua KQZ ke thënë Saliu dhe kur thua Saliu ke thënë KQZ. Saliu ka marrë vendimin të bllokojë spotet tona televizive  të cilat thonë, sipas Saliut, gjëra që shqiptarët nuk duhet t’i shohë. Shqiptarët, sipas Saliut, ndalohet të shohin se në Shqipëri ka 1 milion të papunë, se ka korrupsion, varfëri e padrejtësi. KQZ, pra Saliu, nuk i ka miratuar gjobat e paraqitura nga Bordi Monitorimit të Medias, pra nga Saliu, por kërcënimi është i qartë e i drejpërdrejtë për t’i thënë këtyre televizioneve kujdes me spotet e tjera të Partisë Socialiste dhe të opozitës se mund të gjobiteni rëndë e mund t’iu kushtojë shtrenjtë hapësira e lirisë së shprehjes në ekranet tuaja”, tha Rama.