U përurua sot në berat nisja e punimeve të bulevardit të ri "Republika". Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama.
Sipas tij, projekti i bulevardit të ri është fillimi i një transformimi rrënjësor, pasi Berati ka vlera të trashgimisë kulturore.
Madje në këtë kontekst Kryeministri Rama bëri me dije se që në këtë javë shpallim bllokimin e çdo ndërtimi të ri në Gjirokastër, Krujë e Berat
“Ky projekt vjen në një moment shumë të vështirë për financat e vendit, por është i pari projekt publik në 44 vjet. Jam shumë i lumtur që kjo dallëndyshe e lajmëron pranverën këtu në Berat, sepse askund më mirë dhe askund më bukur nuk mund të shfaqej dallëndyshja e parë e një ndryshimi të madh. Një projekt që fillon të lidhë qytetin e 1000 dritareve me qytetin e sotëm të bashkëkohësve dhe me qytetin e nesërm të fëmijëve që do të lindin këtu. Eshtë fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin. Qeveria jonë do të marrë hap pas hapi masa konkrete për të ndaluar rrënimin dhe të fillojmë pak nga pak të shërojmë plagët që janë shkaktuar. Që këtë javë ne do të shpallim ndalimin e çdo ndërtimi në Berat, Gjirokastër dhe Krujë” vuri në dukje Rama.