Kryeministri Edi Rama gjatë një takim elektoral në Vorë, tha se nuk mund ta kuptonte që të jepej vota për Fatmir Mediun, duke e akuzuar atë si shkaktar të tragjedisë së Gërdecit.


Rama: Të të hedhin në erë dhe të vijnë pastaj të thonë më jepni votën, kjo është me ta nxi dy herë. Si mund ti jepni votë Fatmir Mediut? E bëri Vorën film Hollivudi me gangsterë dhe me hedhje në erë dhe ju ti jepni votën për ekonomi të fortë.


Ka një ndjenjë të mbetur tek këta njerëz? Një ndjenjë solidariteti për ata që u shkrumbuan nga Fatmiri i parë. Për Fatmir Mediun do vdisni? Larg qoftë por nuk ishte larg se ka pak vite që ka ndodhur.


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter