Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook thekson se Vettingu po zbulon shkelje ligjore të shumta nga gjyqtarët dhe prokurorët.


Duke postuar video të deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Rama shkruan:


Ministria e Drejtësisë i kërkon KLD të nisë me urgjencë inspektimin për gjyqtaren Herila Çela dhe paralajmëron ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që skualifikohen nga Vettingu.


Vettingu po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve.


Vettingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë.


8 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)