Kryeministri Edi Rama ka anuluar intervistën e dakordësuar për mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion të Gazetarit Blendi Fevziu, në Televizionin Klan.


Opinion.al tha vendimi për të anuluar intervistën ishte marrë pasi Rama dhe Basha kanë vendosur të mos flasin për median mbi marrëveshjen e arritur.


Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha arritën mbrëmjen e djeshme marrëveshjen që i jep fund krizës politike në vend dhe i hap rrugën pjesëmarrjes së partive opozitare në zgjedhje.


Ndërkohë, Partia Socialiste ka thirrur në një mbledhje urgjente Kryesinë e kësaj partie. Takimi do të zhvillohet në orën 17:00.


Mbledhja mendohet të ketë në fokus marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës, ku pritet të merret miratimi rreth marrëveshjes së dakordësuar mes Ramës dhe Bashës, për detajimin e së cilës vijojnë diskutimet mes tyre në Pallatin e Kongreseve prej orës 10:00 të paradites.


Ndërkohë edhe Basha ka lajmëruar një takim me aleatët pas takimit me Ramën, për të konsultuar produktin final të konsensusit.