Pas takimeve të zhvilluara në Bruksel në kuadër të punimeve të Miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë.


Agjencia turke e lajmeve, Anadolu, njofton se Rama është takuar me Erdogan në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll.


Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama në Facebook shkruan se ka biseduar me Erdogan për projektin e Aeroportit të Vlorës dhe Air Albania, por edhe projekte në fushën e turizmit dhe energjisë.


“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji; si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama në FB.


22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)