TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë sot programin e qeverisë, e cila do të udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Programi i qeverisë, i është dhënë çdo deputeti në Kuvend bashkë me një letër personale nga kryeministri për cdo ligjvënës që ulet në karriget e Kuvendit të Shqipërisë.

PS dhe LSI pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ngritën grupin e punës e cila bashkërendoi dy programet e forcave më të mëdha të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, me qëllim një bashkëqeverisje më të mirë.

Sic parashikon Kushtetuta, Kreu i Shtetit takoi sot Kryeministrin e propozuar nga koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", duke e ngarkuar me detyrën e krijimit të Qeverisë së re. Pas emërimit nga ana e Presidentit, Rama dhe kabineti i ri qeverisës, do të votohet në Kuvend.
(e.m/BalkanWeb)