Menjëherë pas fjalës së Lulzim Bashës në seancën plenare, opozita u largua nga salla e Kuvendit, por në dalje pati një përplasje me ironi ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij në këtë detyrë, Sali Berisha.


Lëreni doktorin sot, mos e ngacmoni se ka hall, tha Rama.


Kaq mjaftoi që Berisha në dalje të sallës ti kthehej kryeministrit, duke iu drejtuar me gisht.


Por, Rama vazhdoi me batuta duke thënë: Sali ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë, eee të vështirë e ke.


Sikur të mos mjaftonte ky debat, Rama përmendi disa herë gjatë fjalës së tij se ish-kryeministri Berisha ka një hall të madh ndaj duhet ta linim sot të qetë.


Shefi i qeverisë vazhdoi me ironi të etiketonte edhe Lulzim Bashën si dështakun e PD, që e shkatërroi partinë në formën me shembullore, duke i kthyer kështu reston për sulmin që lideri i PD i bëri ministrave të rinj, duke thënë që askush nuk i njeh dhe asnjë vlerë nuk kanë për shoqërinë.


Po ku kush ishte kur erdhi? Kush ishte ky? Këtij dihet botërisht se kush ia bënë edhe kryesinë e PD, vijnë e flasin këta e qajnë hallin e PS!! Po PD ku është? Tamam si kur Shqipëri i qante hallin Amerikës. E ka bërë partinë kashtë e koqe. E shkatërroi në një formë që nuk e di, tha Rama.


Gazeta Shqip