Pak orë pas heqjes së çadrës së opozitës nga bulevardi, ku është rikthyer qarkullimi normal të automjeteve, kryeministri Edi Rama bën ironi.


Jepet çadër me qera, për evente, dasma dhe protesta! Tre muaj e përdorur, në gjendje të mirë teknike… full options, biles edhe me pamje nga Kryeministria!!, shkruan Rama në Facebook.


Ai uron mirëmëngjes, me atë që e quan kartolinë ekskluzive, duke ju uruar gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.


Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit. Për Shqipërinë që duam, me shtet, punë dhe mirëqenie, shkruan më tej kreu i qeverisë.


Heqja e çadrës së opozitës vjen u bë pas marrëveshejs së arritur mes Kryeministrit me kreun e opozitës Lulzim Basha.


19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)