Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në nder të 4 viktimave të 21 janarit. I shoqëruar nga familjarët e të vrarëve, Rama vuri lule në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku u vranë 4 personat.


Pas homazheve që zgjatën pak minuta, kreu i qeverisë iu drejtua ambienteve të kryeministrisë dhe nuk bëri asnjë deklaratë për vënien para drejtësisë të përgjegjësve.


Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.







Gazeta Shqip