Ne nje leter te hapur drejtuar opinionit publik kreu socialist Edi Rama e cilesoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor si nje rast te humbur per te vendosur drejtesi ne vend. Sipas Rames vendimi i Kolegjit nuk do te vendose vetem fatin e bashkise se Tiranes por edhe ate te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.





Ska dyshim se nje tjeter vule e gabuar e Kolegjit Zgjedhor do ta fuste Shqiperine ne nje rreth kritik dhe integrimin e saj europian nen nje pikepyetje shume te madhe. Shqiperia do te humbiste padyshim trenin e radhes per statusin e vendit kandidat per Bashkimin Europian. thuhet ne letren e Rames.





Ne mbylljen e letres se tij Rama u shpreh se mijera qytetare brenda dhe jashte vendit kane mbetur te zhgenjyer nga veprimi i Kolegjit Zgjedhor duke humbur keshtu besimin ne institucionet shqiptare.





Te gjithe shprehin mosbesim te madh tek Kolegji Zgjedhor shume nder ta madje me kane kerkuar te terhiqemi nga rruga e kerkimit te drejtesise ne dyert e kolegjit. Te gjitheve u kam thene dhe u them se e drejta qe kemi me vete na detyron te trokasim ne ato dyer deri ne fund te rruges se hapur prej ligjit sepse edhe keshtu kontribuojme per drejtesine e per shpetimin e demokracise. perfundoi letren e tij Rama.