Pavarësisht mbledhjes së grupit parlamentar socialist një ditë më parë
me kërkesë të vetë kreut të PS-së Edi Rama, deputetët socialist janë
thirrur paraditen e së mërkurës në një tjetër mbledhje.



Pas një orë bashkëbisedimi të Ramës me deputët mësohet se fokusi mbledhjes ishte shtimi dhe zgjerimi  aktiviteve në bazë. Rama u ka kërkuar deputetëve të raportojnë në selinë rozë çdo aktivitet të tyre.

Gjithashtu Rama ka kërkuar një prezencë më aktive nga deputetët në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Në përfundim të mbledhjes Rama duke përshëndetur gazetarët i sigurojë ata që të mos merakoseshin pasi në këtë mbledhje nuk kishte ndodhur ndonjë shkarkim.