Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Kamzës. I pranishëm në qendrën rinore ATA ai tha se projektet inovatore të ndërrmara nga të rinjtë do të kenë mbështetjen e qeverisë. Në takim kryeministri shopërohej edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.


Pasditen para seancës parlamentare për zgjedhjen e Presidnetit të ri, Kryeministri Edi Rama e ka shpenzuar me një grup të rinjsh në Kamëz. I shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Kryeministri përgëzoi të rinjtë për idetë  e tyre inovatore duke theksuar se mbështetja e qeverisë nuk do të mungojë.


Rama: Pjesa mbresëlënëse e këtij organizmi është shumë natyrshëm dhe shumë i motivuar nga energji të brendshme tuajat.


Kryeministri inkurajoi të rinjtë që të hartojnë projekte sa më konkrete në mënyrë që të përfitojnë mbështetje dhe financim.


Rama: Në momentin kur ekziston një bërthame që ka ide të forta duhet gjetur mënyra që këto ide të bëhen projekte. Edhe janë projektet pastaj që bëjnë të mundur afrimin e partnervëe dhe bashkimin me forca të tjera që bëjnë të mundur financimin.


Kryeministri Rama tha se investimet në kulturë për një shoqëri janë po aq me rëndësi sa edhe investimet në sektorë të tjerë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter