Nëse do të krahasoni ndjekësit e Sali Berishës dhe të Edi Ramës në Facebook, të gjithë do të dilnin në përfundimin se ish-kryeministri ndiqet nga një numër më i madh njerëzish.Por nëse i referohemi faqes SocialBankers që analizon të dhënat për faqet në Facebook, Rama ka më shumë ndjekës nga Shqipëria, ndërsa Berisha ka pëlqime kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia. Rama ka 380 mijë ndjekës nga Shqipëria, ndërsa Berisha ka rreth 355 mijë.Nga statistikat e SocialBankers del se, Rama përveç Shqipërisë numrin më të lartë të ndjekësve e ka në Itali (37 mijë), më pas Greqia me 36 mijë, Serbia me 33 mijë dhe Maqedonia me 21 mijë. Kurse Berisha pas Shqipërisë numrin më të madh të ndjekësve e ka nga Serbia (117 mijë). Më pas Maqedonia me 52 mijë, Italia me 32 mijë dhe Kosova me 28 mijë.
http://respublica.al/artikuj/2014/02/02/rama-mund-berishen-edhe-ne-facebook