Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, gjate nje takimi ne Selenice te Kolonjes, ka premtuar se nje nga pikat kryesore te programit te Partise Socialiste do te jete bujqesia dhe zhvillimi rural. Po ashtu Rama ka akuzuar Kryeministrin Berisha se nuk ka mbajtur premtimet ne lidhje me naften pa akcize per fermeret. Rama tha se qeveria socialiste kur te vije ne pushtet pas 28 qershorit, do te heqe akcizen per fshatin, do te ngreje Ministrine e Zhvillimit Rural, si dhe do t’i lejoje 3 vjet pa tatim fitimi bizneset e reja agrare.