Kryeministri Edi Rama gjendej në kantierin e hapur për ndërtimin e ujësjellësit në Poliçan, i cili do të furnizojë më ujë jo vetëm qytetin por edhe fshatrat përreth. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj dhe zëvendës ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Hantin Bonati, kryeministri është shprehur se Poliçani do të ketë ujë 24 orë pas 3 dekadash vështirësi, si edhe një shkollë e rindërtuar me themel për fëmijët e mësuesit e qytetit.


Ndërkohë që të shumtë kanë qenë qytetarët që janë mbledhur duke brohoritur Edi Rama.


Kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj u shpreh se ujësjellësi ka qenë një prej kërkesave kryesore të banorëve.


Që nga viti 1966 kur është ndërtuar qyteti, së bashku me ujësjellësin e Poliçanit nuk ka pasur investim. Me një investim prej 80 milionë lekësh të reja ne do të bëjmë të mundur furnizimin e 10 mijë banorëve, duke e zgjidhur përfundimisht këtë problem, duke e furnizuar me ujë 24 orë, duke e përmirësuar cilësinë e shërbimit, por duke nxjerrë edhe ujësjellësat nga humbja,shtoi Zotkaj.


https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1995693837392259/