Pas mitingut përmbyllës të fushatës zgjedhore të mbajtur në Vlorë, në sheshin e Lungomares, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla, në rrëfimin e tij të fundit të fushatës.


Së bashku me të, në panel ishin edhe analistët Skënder Minxhozi, Arjan Vasjari dhe Mustafa Nano.


Sokol Balla: Jemi këtu pak minuta pas mitingut të Vlorës, të cilës i kërkuat ndjesë pasi thatë se nuk kishit bërë sa duhet.


Kryeministri Rama: Me sa duket fjalimin nuk e keni dëgjuar mirë. Fjalimin e kam përqëndruar te çështja e administratës publike, pasi marr me mend sesa veta merren nëpërkëmbë çdo ditë, ndaj dhe kam kërkuar ndjesë. Kam parasysh sistemin e dëmtuar, ku partitë e pushtetit e ndanin administratën si tepsi. Tashmë kemi një ligj për shërbimin civil që mbron pjesën e sipërme të administratës, e po zhvillohen konkurse rekrutimi serioze. Por 25% e konkurseve nuk nxjerrin fitues. Kam thënë se duhet ndryshuar ky sistem, e që kjo të bëhet, nuk do të thotë se partia fituese duhet të ketë medoemos numrat. Por kur kjo nuk ndodh, partitë e vogla përfshihen në pazarin e ndarjes.


I pyetur nga Minxhozi, nëse kjo është një e keqe ekskluzive vetëm e partive të vogla, apo ka diçka për të thënë edhe për partinë që drejton vet kryeministri, dhe a do të funksionojë shteti nëse do të jetë ekskluzivisht nën timonin e tij të famshëm, Rama është shprehur se nuk ka thënë që PS është virgjëresha dhe të tjerët janë mëkatarë.


Sistemi është i tillë që ka infektuar rregullisht partitë e mëdha. Ato nuk jetojnë dot me këtë sistem ekskluzivisht, nuk e kanë nevojë jetike, sepse nuk kanë nevojë të bëjnë punësime për të rritur anëtarët dhe ndikimin. Ama nuk diskutohet që sistemi është kanceroz dhe i ka prekur të gjithë. Por nëse partia e madhe ka vullnet, mund ta fillojë këtë operacion. Kam dy shembuj, se kur ka vullnet partia e madhe, ka mundësi të bëjë ndryshime të rëndësishme. E para, Policia e Shtetit. Që në fillim kam kërkuar që askush të mos marrë në telefon ministrin e Brendshëm për emërime drejtorësh. Kam kërkuar që Policinë të mos e ndaj mes partive dhe kjo ka funksionuar. Policia e Shtetit tashmë gjobit deputetët kur parkojnë gabim, apo ministrat kur shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Shembulli i dytë janë mësuesit. U vendos rregulli që mësuesit nuk mund të largohen nga puna nga drejtorët, por ata merren në punë nga portali. Ka mësues që kanë hyrë në punë nga konkursi, sipas pikëve. Ndoshta nuk janë të përsorura, por kanë funksionuar dhe tregojnë se ku ka vullnet bëhen punë të mira, tha Rama.


Sipas Vasjarit, një nga problemet më të mëdha të administratës është sjellja skandaloze, e gjithashtu ndarja administratë e poshtme dhe administratë e lartë, gjë që sipas tij ajo poshtë është thjesht reflektim i asaj të sipërmes.


Është turp ta them por është e vërtetë. Le të përmendim sigurimet shoqërore, apo kontrollin e barnave. Nuk mund të them se njëra nga këto është mirë, sepse drejtuesit i ka vënë PS-ja. Por nëse fakti që ne bëjmë më shumë presion për një sjellje më pozitive, kjo duhet të ndodhë në të gjitha nivelet. Flas për shërbimet ndaj publikut, përmend legalizimet që kemi bërë, shumë herë më shumë sesa PD-ja në 8 vitet e qeverisjes së saj. Për Lungomaren kemi harxhuar mbi 5 mln dollarë për shpronësimet, për të bërë këtë që shohim sot. Sot kemi shumë familje që kanë marrë legalizimin, por skanë titullin e pronësisë. Ndaj duhet ndryshuar sistemi, e nuk jam ndalur se fajin e ka ky apo ai. Ne kërkojmë një agjenci të trajtimit të pronës, që përfshin në një strukturë të vetëm të gjithë procesin e dixhitalizimit të procesit. Me tre institucione të ndryshme është shumë e vështirë që të krijosh mekanizmin, tha më tej Rama.


Për Mustafa Nanon, është krijuar përshtypja se LSI është partia e sëmurë e sistemit. Në fakt sistemi çalon në përgjithësi dhe ndoshta kjo mund të zgjidhet me marrëveshjen e bashkëqeverisjes, nëse është e tillë, me PD-në.


Marrëveshja nuk është vetëm mes nesh, ajo është publike dhe nuk ka të bëjë me bashkëqeverisjen. Aty shkruhen të gjitha pikat, kryesisht që qeveria dhe opozita do të jenë nën një zë për procesin e integrimit, e shumë gjëra të tjera që kanë bërë vendet e tjera, asgjë më shumë shpikje tonat, u kundërpërgjigj Rama.


Sa i përket shifrave të pjesëmarrjes në mitingun e socialistëve në Vlorë, ishte vet Rama që shoi kureshtjen, duke thënë se vetëm vende të ulura ishin 10 mijë, duke përllogaritur këtu edhe 10 mijë të tjerë në këmbë.


Në lidhje me Policinë e Shtetit, Rama u shpreh:


Policia e Shtetit nuk ka qenë problem në zgjedhje, nuk ka qenë politikisht e motivuar të paktën nga viti 2009. Ndryshimi i madh që ka ndodhur është se Policia e Shtetit ishte në tepsinë e pushtetit, ndërsa ajo që kemi bërë ne është që të paktën nuk ka më nga një shkallë në një tjetër më lart, por gjithçka varet nga sistemi i gradave, eksperiencës etj. Ndërkombëtarët thanë se policia nuk preket sepse është standardizuar. Edhe drejtuesit e policisë që donim të emëronim enkas për zgjedhjet, u bënë me të vetmin ndërhyrje të ndërkombëtarëve që ata të zgjidheshin me short brenda atyre që kishin gradat e duhura.


Minxhozi u ndal te thënia e Ramës na duhet pushteti për të bërë shtetin. Por kaq të vështirë e ka pasur kryeministri i Shqipërisë, apo PS-ja, kur ka vënë re deformimet në katet e poshtme të qeverisjes për tiu imponuar dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme?


Nëse ne nuk e marrim timonin të vetëm, unë vet nuk e bëj dot. Ose do të mbaj qeverinë dhe të kem numrat, ose nuk bëj dot qeverinë, sepse është sistem. Partia e parë fituese sigurisht që do të bëjë qeverinë, por negociatat për programin qeverisës zgjasin shumë nëse sjanë votat. Gjëja pozitive e koalcionit të deritanishëm është se, ne si PS kemi pasur dorë të lirë për të bërë reforma nga LSI-ja. Dhe vendosja e themeleve ka ecur mirë sipas meje. Reforma e administratës është shumë e rëndë, është luftë për ekzistencë. Mendoj që Shqipëria ska nevojë të ketë 12 rajone, por propozova ti shkurtoj në 4 rajone. Në një reformë themelore na duhen votat, por smund të bëjmë pazare me partitë e vogla për këtë, deklaroi Rama.


Rama ka ndarë në dy pjesë, koalicionin me LSI në këto muaj dhe votën që kërkon për të hequr tepsinë e ndarjes së pushteteve.


Koalicioni i 45 muajve ka bërë reforma që nuk janë bërë më parë. Por ajo që unë po diskutoj është faza tjetër. Unë u them njerëzve që nëse duan të shpëtojnë nga ata që u nxijnë jetën nëpër zyra të më japin votën. Kjo nuk bëhet nëse nuk kemi timonin. Nëse nuk marrim të vetëm timonin nuk e përmirësojmë dot administratën publike. Njerëzit sillen ndryshe në sisteme të ndryshme. Nëse nuk ndryshon sistemi  nuk ndryshojnë njerëzit, u shpreh Rama, duke theksuar se Nëse marrim timonin të vetëm reforma në administratë do të jetë prioritare


Më tej ai dha edhe një shembull konkret, Po të shohësh mandatin e parë me të dytin të PD, i dyti u rëndua shumë se nuk i kishte numrat.


Sipas tij, më mirë është të punësosh një person të aftë, sesa një person partiak por të paftë për punën. Një socialist i paaftë do të mërzisë njerëzit dhe të humb shumë vota. Ndërsa një njeri të aftë, mund ta bësh socialist, argumenton Rama, duke shtuar Edhe nëse partia e madhe e bën ndarjen e pushtetit mes vetes është 0. Por nëse ajo e merr drejtimin e vetme, përgjegjësia është tërësisht e saj.


Gjatë intervistës Rama ka theksuar se ai nuk ka konflikt me LSI-në, madje ai vuri në dukje se prej shtatorit të vitit të kaluar ka kërkuar të marrë konfirmimin për vijimin e koalicionit.


Uë nuk jam prishur me LSI në asnjë moment. Kam kërkuar që në shtator që të bëjmë koalicionin me Ilir Metën, por përgjigjja ishte strategjike prit.  Kur kam ngritur këtë problem nuk e kam me LSI. Konfliktin e filloi LSI.


71 deputetë është minimumi i deputetëve që Rama kërkon të marrë nga këto zgjedhje, pasi sipas tij ky është edhe numri i duhur që e bën të pashantazhueshëm pushtetin.


23 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH