Tradita e urimit të shqiptarëve çdo mëngjes për një ditë të mbarë është ruajtur edhe në këtë fillim të 2018-s nga Kryeministri Edi Rama.


Kreu i qeverisë e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga punimet në rrugën e re Lalëz-Biz-Drac-Kepi i Rodonit, e cila shtohet si një aset i vyer për fshatrat turistike të Durrësit.


Postimi i kryeministrit Edi Rama:


MIRËMËNGJES


dhe me këto pamje të rrugës së re Lalëz-Biz-Drac-Kepi i Rodonit që është pranë përfundimit duke plotësuar të gjithë infrastrukturën rrugore të zonës turistike të Ishmit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë.






























3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)