Këtë të djelë, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke postuar në Facebook një videon e një reportazhi të mediave italiane mbi Shqipërinë.


Në reportazh, gazetari italian interviston italianët, që jetojnë e punojnë në Shqipëri, të cilët shprehen të kënaqur se këtu jetohet mirë dhe ka potencial për të bërë biznes.


Më përpara shqiptarët vinin në Itali për të punuar dhe për ta pasur një të ardhme më të mirë ndërsa sot ne italianët vijmë këtu sepse e shohim në Shqipëri të ardhmen. Hahet mirë, jetohet mirë, paguhesh mirë, është Amerikë, thotë njëri prej të intervistuarve.


Postimi i Edi Ramës:


MIRËMËNGJES


dhe me këtë reportazh të medias italiane mbi arsyet pse një numër i konsiderueshëm qytetarësh italianë kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë 





.


MIRËMËNGJES dhe me këtë reportazh të medias italiane mbi arsyet pse një numër i konsiderueshëm qytetarësh italianë kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë


Posted by Edi Rama on Samstag, 20. Januar 2018



21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)