TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore, ku do të marrë pjesë në punimet e Internacionales Socialiste.

Gjatë vizitës së tij, kryeministri Rama do marrë pjesë edhe në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, ndërkohë Rama pritet të ketë takime dhe me Këshillin Shqiptaro-Amerikan, ku e ftuar pritet të jetë ish-sekretarja amerikane e shteti Hillary Clinton.

Kjo është vizita e parë që Edi Rama zhvillon në Shtetet e Bashkuara me cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ndërkohë që shefi i ri i qeverisë ka theksuar se aleanca me Uashingtonin mbetet strategjike për vendin tonë. Administratës amerikane, Rama i ka ofruar “bashkëpunim pa kushte”.

Kryeministri Rama pritet të marrë pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pas fjalës së rastit pritet të zhvillojë edhe takime edhe me kryetarë shtetesh të ndryshëm si dhe politikanë vendas amerikanë.
(e.m/BalkanWeb)